Aksident në rrugën e Arbrit, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë,  nga ku ka mbetur i plagosur një person.

Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Qafë e Buallit-Pishat, pjesë e Rrugës së Arbrit, në vendin e quajtur Vajkal, ku një makinë tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese pranë rrugës.

Për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. /albeu.com/


Shtuar 7.05.2021 16:00