4 shenja që tregojnë se ai nuk është besnik ndaj jush

Ka disa shenja që tregojnë se kur partnerët nuk janë besnikë, Më poshtë albeu.com do ju tregojë shenjat që sinalizojnë se partneri ju tradhton.

I kushton më shumë vëmendje vetes

Ai i kushton shumë më shumë vëmendje vetes. Blen parfum të ri, rroba të reja dhe ndryshon prerjen e flokëve. Nëse kjo është e kombinuar me mosdashjen për të kaluar kohë me ju, atëherë mbase ai po ju tradhton.

Bllokoni të gjitha pajisjet dhe llogaritë tuaja

Ka disa mundësi këtu. Nëse keni pasur një marrëdhënie besimi absolut dhe komunikimi të hapur, ai ju ka dhënë mundësinë e hyrjes në të gjitha llogaritë e tij, dhe papritmas i ka mbyllur ato, atëherë mbase ai po ju fsheh diçka. Sidoqoftë, ekziston një mundësi që ju të keni tejkaluar kufijtë me kontrollin dhe xhelozinë tuaj, prandaj thjesht duhet pak privatësi.

Zemërimi dhe agresioni

Çdo pyetje që ju bëni, madje edhe për gjënë më të thjeshtë, çon në një përleshje. Duket sikur ai po kërkon një arsye për të pasur një konflikt. Edhe pasi e diskutoi atë ai mund të ngrihet dhe të largohet duke dashur të marrë ajër. Ky njeri po përpiqet të lehtësojë fajin e tij, duke u përpjekur të justifikojë veprimet e veta.

Ai po kërkon një arsye për të dalë nga shtëpia

Shenja e fundit që partneri juaj është i pabesë është dëshira e tij për të dalë nga shtëpia pa ju./albeu.com


Shtuar 7.05.2021 16:00