Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Gjirokastër. Sipas informacioneve të policisë, bëhet me dije se në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Nga lëndimet e marra, ai ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra./albeu.com