Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovë ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj shkruan ekspress.
“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta , zjarrëfiksat , njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”, ka thënë Gjurkaj.
Dyshohet se viktimat janë shtetas të Shqipërisë.