Një aksident masiv ka ndodhur pasditene sotme në aksin Lezhë-Shkodër.
Burimet bëjnë me dije se 4 makina janë bërë copash pasi janë përplasur me njëra tjetrën.
Mësohet se nga aksidenti ka disa të plagosur, mes tyr edhe fëmijë.
Nga përplasja e fortë, njëra prej makinave ka dalë fare nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Ndërsa një tjetër makinë është totalisht e shkatërruar. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e Lezhës dhe Shkodrës dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. /albeu.com/