7 humbje jete nga Covidi në vend, regjistrohen 168 raste të reja sot

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 168 raste të reja me Covid-19 dhe 7 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po ashtu janë shoqëruar 131 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë vendin është 5,159.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2241 testime, 168 qytetarë të infektuar, 7 humbje jete dhe 131 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2241 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 168 qytetarë, në këto bashki:
83 në Tiranë, 10 në Durrës, nga 8 qytetarë në Fier, Lushnje, Vlorë, Sarandë, 6 në Gramsh, 5 në Përmet, nga 3 qytetarë në Lezhë, Vorë, Mallakastër, Himarë, nga 2 qytetarë në Berat, Gjirokastër, Dibër, Kavajë, Kukës, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Mirditë, Kurbin, Divjakë, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.
Janë 5159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 55 vjeçe, një qytetare nga Fieri 58 vjeçe, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 62-85 vjeç, një qytetar nga Lushnja 65 vjeç, një qytetare nga Berati 66 vjeçe, një qytetar nga Vlora 66 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,517 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 168
Të shëruar në 24 orë 131
Të shtruar në spitale 121
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2241

Testime totale 1,463,131
Raste pozitive 207,877
Raste të shëruara 199,517
Raste Aktive 5,159
Humbje jete 3,201

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2419
Fier 582
Durrës 394
Shkodër 345
Elbasan 323
Vlorë 276
Berat 237
Gjirokastër 187
Lezhë 139
Korçë 94
Kukës 85
Dibër 78


Shtuar 27.12.2021 17:11