Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, 23 nëntor, në Vorë.
Dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri me armë e tjetri me thikë.
Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20.
Shtetasi Erald Hoxha, 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin Kidi Muzhaqi, 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin Ermal Muzhaqi, 27 vjeç, (vëllezër).
Në këto momente, Ermal Muzhaqi (vëllai i të plagosurit), i cili është oficer ushtrie ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur autorin, shtetasin Erald Hoxha.
Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Ermal Muzhaqi është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com