“E donin dhe e urrenin”, Matteo Renzi për vdekjen e Berlusconit: Sot Italia po vajton për njeriun që bëri histori

Themeluesi dhe drejtuesi i Italia Viva, Matteo Renzi ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-kryeministrit Italian, Silvio Berlusconi, duke thënë se sot Italia vajton për humbjen e tij.

“Bëri histori në këtë vend. Shumë e donin, shumë e urrenin: të gjithë sot duhet të pranojnë se ndikimi i tij në jetën politike, por edhe ekonomike, sportive dhe televizive ishte i paprecedentë. Sot Italia vajton së bashku me familjen e tij, të dashurit e tij, kompanitë dhe partinë e tij. Për të gjithë ata që e donin, përqafimi im më i dashur dhe më i sinqertë. Në këto orë mbaj me vete kujtimet e mbledhjeve tona, të këshillave të shumta, të marrëveshjeve tona, të përplasjeve tona. Por mbi të gjitha një telefonatë në të cilën Silvio, më bëri të derdh lot kur flisja për nënën time. Do të na mungosh, dheu qoftë i lehtë mbi ty”, shkruan në mesazhin e tij Renzi.


Shtuar 12.06.2023 11:20