“Ciao Silvio”, sot funerali i Berlusconit, shtëpia e eskortave e nderon me kurorë

Ish-lryeministri Italian, Silvio Berlusconi, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Politkani dhe biznesmnei ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 86-vjeçare.
Ceremonia e funeralit në nder të Berlusconit do të zhvillohet sot në Milano, në orën 15:00 në Duomo në masa të rrepta sigurie dhe do të kremtohet nga kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.

Figura të njohura politike nga mbarë bota pritet të marrin pjesë në funeralin e Berlusconit, mes tyre edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Vila në Milano ku ndodhet trupi i 86-vjeçarit është mbushur plot me kurora në nder të Berlusconit.

Sakaq nuk ka munguar kurora nga shtëpia e eskortës luksoze “Escort Advisor”.

Kompania nderoi Berlusconin duke dërguar një kurorë në Villa Arcore, pak orë para varrimit me mbishkrimin “Ciao Silvio”. Berlusconi njohet për lidhjet romantike me vazja të reja gjithahstu edhe per skandalet erotike.

Skandali Bunga Bunga

Berlusconi akuzohej se paguar një prostitute 17-vjeçare për të kryer mardhënie seksuale me të. Në një betejë ligjore disa vjeçare kreu i “Forca Italia” u shpall i pafajshëm pasi sipas provave ai nuk dinte se kishte të bënte me një minorene. Në shkurt të vitit 2023 Berluconi doli i pafajshëm edhe nga akuzat se kishte paguar rreth 24 dëshmitarë që të jepnin dëshmi të rreme në Gjykatë mbi festat e tij të shfrenuara që njihen me termin “Bunga Bunga”.

Në vitin 2019, Berlusconi fitoi një vend në Parlamentin Evropian dhe në zgjedhjet e përgjithshme në tetor 2022, partia e tij u kthye në pushtet në një koalicion të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë së Giorgia Melonit. Berlusconi u zgjodh gjithashtu si senator.

I quajtur Il Cavaliere (kalorësi), Berlusconi shpesh konsiderohej si “mbretbërësi” në politikën italiane. Në vitin 2016, ai iu nënshtrua një operacioni për të zëvendësuar një valvul të dëmtuar të aortës dhe u shtrua në spital me Covid në shtator 2020. Ai pati komplikime të vazhdueshme në lidhje me virusin, një përvojë që ai e përshkroi si “më të keqen e jetës sime”.

Ai u martua dy herë dhe ishte në një lidhje me Francesca Pascale, 37, për shtatë vjet përpara se të lidhë një lidhje me 33-vjeçaren Marta Fascina, deputete me Forza Italia me të cilën pati një “martesë simbolike” në mars 2022.

Më 20 shkurt 1986 Berlusconi bleu klubin e Milanit dhe e shpëtoi nga falimentimi, duke e hequr atë nga humnera në të cilën kishte rënë me Xhiusi Farina. Me të në krye, Milani fitoi 8 tituj dhe një Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Ndërkontinentale, 5 Superkupa UEFA dhe një Kupë të Botës për Klube, gjithsej 29 trofe zyrtarë në 31 vjet./albeu.com/


Shtuar 14.06.2023 12:37