E dhunoi barbarisht bashkëshorti, vdes shqiptarja në Zvicër

Vajzat shqiptare vijojnë të humbasin jetën për shkak të dhunës në familje. Dita e sotme ka nisur në mënyrë të trishtë pasi shtetësja me iniciale F.B 44-vjeçe ka gjetur vdekjen pasi është dhunuar nga bashkëshorti i saj.

Familja shqiptare jetonte në Suedi, në zonën e Schafisheim Aargau, ku 44-vjeçarja u dhunua nga bashkëshorti i saj dhe u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte gjatë.

Sipas policisë, autori i dyshuar i krimit është shtetasi me iniciale N. B. 46-vjeç. Gjykata ka urdhëruar paraburgim për një periudhë provizore prej tre muajsh.Ndërkohë ende po hetohet për shkakun e ngjarjes dhe sipas Strebel, burri nuk ka precedent penal në lidhje me dhunën në familje. Sipas policisë së kantonit Aargau, një prej fëmijëve bëri një telefonatë urgjence pak pas mesnatës së së Premtes. Mjekët e ambulancës gjetën një grua të pajetë në shtrat, por patën sukses dhe e rikthyen në jetë, ndërsa burri u arrestua pa bërë rezistencë. Një i afërm i 44-vjeçares është shtangur, familja gjithmonë dukej e lumtur.

Ata kanë dy vajza dhe një djalë. Ata e trajtonin njëri-tjetrin me shumë dashuri. Burri gjithashtu postonte rregullisht fotografi të gruas dhe fëmijëve të tij në Facebook.

Sipas një kushëriri të autorit të dyshuar, e gjithë familja në Kosovë është e shokuar. Ai vetë e njeh viktimën për një kohë të gjatë dhe se janë rritur bashkë. Disa të afërm thonë se çifti nuk kishte asnjëherë probleme.


Shtuar 19.03.2021 11:38