Dhuna e policisë ndaj studentëve/ Reagon Luiz Ejlli: Populli s’duhet të ketë frikë nga ata që paguhen për ta mbrojtur…

Përmes një postimi në “Instagram”, këngëtari Luiz Ejlli, ka reaguar lidhur me protestën studentore dhe situatën e krijuar me disa të rinj, të cilët u dhunuan nga policia, duke shprehur solidaritet me protestuesit dhe qytetarët e lënduar.

Këngëtari ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si u trajtuan qytetarët gjatë protestës.

Të lidhura

None found

Artisti është ndalur veçanërisht te studentët dhe të rinjtë që protestojnë për kushtet në Universitete dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.

 

 

Ai shkruan se, “Një shtet matet nga mënyra se si i trajton njerëzit kur ata nuk pajtohen me të dhe se populli nuk duhet të ketë frikë nga ata që paguhen për ta mbrojtur”.

“Mos e matni dhimbjen e një populli me numrin e njerëzve në shesh, por mateni me numrin e atyre që janë larguar, me ëndrrat që janë shuar dhe me lotët që derdhen në heshtje, larg kamerave”, shkruan artisti.

Reagimi i Luiz Ejllit:

“Një shtet matet nga mënyra se si i trajton njerëzit kur ata nuk pajtohen me të.

Populli nuk duhet të ketë frikë nga ata që paguhen për ta mbrojtur.

Mos e matni dhimbjen e një populli me numrin e njerëzve në shesh, por mateni me numrin e atyre që janë larguar, me ëndrrat që janë shuar dhe me lotët që derdhen në heshtje, larg kamerave.

Nuk ka britmë më të dhimbshme se sa ajo e një studenti që kërkon drejtësi dhe përfundon duke kërkuar mëshirë.

I lutem Zotit që ti japi forcë atyre që sot po qajnë, ti shërohen plagët atyre që janë lënduar dhe të mos lejojë që dhimbja e tyre të harrohet nesër”.


Shtuar më 14.10.2026 14:36