E bllokoi në ashensor dhe abuzoi me të, arrestohet i riu që përdhunoi 11-vjeçaren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi ku një 24-vjeçar ka përdhunuar një vajzë të mitur në Greqi.

Protothema shkruan se 24-vjeçari teksa e bllokoi 11-vjeçaren në ashensor dhe abuzoi me të seksualisht. Pas kësaj ngjarjeje, e mitura bëri denoncim në polici së bashku me prindërit e saj, ndërkohë që 24-vjeçari është arrestuar nga policia.

Por si nisi ngjarja? 

24-vjeçari fillimisht nisi bisedat e me 11-vjeçaren më anë Instagramit, ku dhe e ngacmonte atë.

Pas disa bisedash në Instagram, ai arriti që të takonte atë në një ashensor dhe e bllokoi aty për ta përdhunuar.

Ndërkohë që policia i ka konfiskuar celularin dhe kompjuterin 24-vjeçarit për t’i kontrolluar ato, por sipas informacioneve ata tashmë kanë gjetur se ai ishte duke biseduar me mesazhe dhe me vajza të tjera në mediat sociale.

 


Shtuar 14.06.2021 09:58