Prokurori i çështjes, ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj anëtares së KPK-së, Etleda Çiftja e cila akuzohet për fshehje pasurie.
Shtyrja e seancës është kërkuar nga vetë prokurori i çështjes i cili si shkak ka dhënë problemet shëndetësore që ka.
Procesi në GJKKO është shtyrë për në 12 shtator.
Ndërkohë avokati i Etleda Çiftes deklaroi se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e kësaj çështje ishte nëpërmjet gjykimit të shkurtuar./albeu.com