Dyshohet se po planifikonte një krim të rëndë, lihet në burg 23 vjeçari vlonjat

Damjano Sejko, 23 vjeç është lënë në burg nga gjykata e Vlorës.

Ai u kap me armë para disa ditësh në qytetin bregdetare,

Sipas burimeve, i riu nuk ka dhënë shpjegime para togave të zeza se ku i ka marrë armët.

23-vjeçari u arrestua të premten me lëndë eksplozive dhe municion ndërsa dyshohej se ishte bërë gati  për një ngjarje kriminale.

Hetimet ndërkohë vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të të riut dhe lidhjeve të tij me persona të tjerë./Albeu.com/


Shtuar 5.03.2023 12:12