Policia në Përmet ka vënë në pranga një 54-vjeçar, i cili është denoncuar nga një grua se e ka ngacmuar seksualisht.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet kanë ndaluar shtetasin S. Xh., 54 vjeç, banues në fshatin Iljare, Përmet, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 49 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.
Materialet në ngarkim të shtetasit S. Xh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.