Dyshohet se janë vjedhur në Itali, sekuestrohen 3 automjete në Portin e Durrësit, arrestohet 53-vjeçari

Foto ilustruese

Policia ka zbuluar 3 automjete të cilat rezultojnë të vjedhura në Portin e Durrësit.

Në pranga ka një 53-vjeçar, banues në Zvicër.

Burimet bëjnë me dije b se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Xh. R., i cili akuzohet për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Automjetet dyshohet se janë vjedhur në Itali.

Njoftim policie

U konstatuan me automjete të dyshuara të vjedhura jashtë shtetit, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Bllokohen 3 automjetet e dyshuara të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të zbatimit të masave të shtuara në kuadër të sezonit turistik, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. R., 53 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” , pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, me një automjet i cili rezulton i vjedhur në shtetin italian.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve, u referuan materialet në Prokurori, si dhe filloi procedimi penal për shtetasit:

-F. L., 39 vjeç dhe S. M., 47 vjeç, banues në Durrës dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, me automjetet përkatëse të cilët rezultojnë të vjedhur në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në vijim të veprimeve, u blokuan të tre automjetet, si dhe u referuan materialet në prokurori, për procedura të mëtejshme./albeu.com