Dyshohet se e vrau Brilant Martinaj, momenti i vrasjes së policit Xhelal Reçi në Laç (VIDEO)

Në videon e siguruar nga abcnews të  vrasjes së policit Xhelal Reçi në datën 1 nëntor të vitit 2021 shihet se Reçi është ekzekutuar me armë përpara biznesit të tij në Laç.

Një nga autorët e dyshuar për vrasjen e efektivit 60 vjeçar, është edhe i riu Brilant Martinaj, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës së bashku me dy miqtë e tij Besmir Hoxhën dhe Diklent Vata.

Asokohe Martinaj është marrë në pyetje për vrasjen e efektivit Xhelal Reçi.

Reçi ështe lidhje krushqie me Indrit Doklen. Për këtë të fundit ka një urdhër nga Gledis Nano që të merret ne pyetje. Sipas urdhërit Dokle do merret në pyetje në komisariatin e Kurbinit, lidhur me ngjarjen e ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës. Bashkë me Doklen për tu pyetur është thirrur për t’u marrë në pyetje edhe nipi i Xhelal Recit.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondave në minutën 1:37 ku dy persona njëri pas tjetrit, kanë qëlluar me armë drejt të ndjerit Xhelal Reçi dhe më pas janë larguar me shpejtësi me automjetin e tyre./albeu.com


Shtuar 20.07.2022 21:41