Prokuroria publike e Dortmundit ka nisur hetimet për një shqiptar, i cili sipas mediave gjermane thuhet se ka qenë supervizor i Kombëtares Shqiptare të futbollit.
Referuar medias gjermane, thuhet se ndaj shqiptarit ka pasur një akuzë për abuzim seksual ndaj një punonjëse hoteli.
“Mësohet se ka pasur një sulm seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Skuadra shqiptare u strehua aty gjatë Kampionatit Europian. Pak para ndeshjes së fundit në grup, supervizori mësohet se ka kapur për krahu një punonjës hoteli dhe më pas ka kryer akte sekuslae pa dëshirën e saj”, thuhet më tej në shkrim.