Dyshohet se abuzoi seksualisht me mbesën e tij, prangoset 50-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Durrësi, ku një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë.

Ai dyshohet se abuzoi seksualisht me mbesën e tij.

Kujtojmë se ngjarjet e rënda të abuzimit seksual janë kthyer në këmbanë alarmi. Së fundmi janë shtuar rastet e abuzimit edhe në familje.

Më i fundit ka ndodhur në Durrës, aty ku është arrestuar një 50 vjeçar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. H., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj”, thotë policia./albeu.com/


Shtuar 1.12.2021 15:53