Shpërthejnë tensionet pranë Kryeministrisë, policia përdor ujë me presion e gaz lotsjellës, hedh dhe bombola nga tarraca

Tensioni në kryeqytet është përshkallëzuar, pasi një numër i madh protestuesish është kthyer pranë godinës së Kryeministrisë.

Kur qytetarët iu afruan perimetrit të sigurisë, policia nisi një ndërhyrje në shkallë të gjerë për t’i shpërndarë. Mjetet e policisë lëshuan sasi të mëdha uji me presion drejt turmës, ndërsa i gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbulua nga re të dendura gazi lotsjellës.

Të lidhura

None found

Kamerat dhe aparatet fotografike filmuan efektivë të policisë në tarracën e Kryeministrisë, duke hedhur nga lart bombola gazi lotsjellës drejt protestuesve në shesh.

Megjithë përdorimin e gjerë të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, situata përpara godinës së ekzekutivit vijon të jetë kaotike dhe protestuesit nuk po largohen.


Shtuar më 17.10.2026 15:37

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişromabetkahraman haber