Dyshohen se vranë Fatbardh Licin, Safet Bajri dhe të dyshuarit e tjerë dalin sot para gjykatës

Këtë të hënë, në orën 08:30, Safet Bajri, i njohur si i forti i Shkodrës, Behar Bajri dhe Asmer Bilali, do të paraqiten në Gjykatën e Posaçme për masë sigurie.

Ata akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër, si dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, tre të dyshuarit dyshohet se ekzekutuan xhaxhain e kundërshtarit të tyre, Ibrahim Lici, si një akt hakmarrje për vrasjen e mikut të tyre, Boran Bërcana.

Ky i fundit, u ekzekutua brenda në makinën e tij, së bashku me partneren e tij, Silvi Ndoci.


Shtuar 24.02.2025 08:00