Dyshime se përdor të dhënat personale, BBC i rekomandon stafit të fshijë TikTok-un

BBC ka dhënë një njoftim për stafin e saj, duke rekomanduar që TikTok të fshihet nga të gjitha pajisjet personale që përdoren në vendin e punës.

Siç raporton bbc.com, kjo për shkak se po ngrihet frika se të dhënat personale po trafikohen, veçanërisht për qeverinë kineze.

Megjithatë, media britanike thekson se do të vazhdojë të përdorë zyrtarisht TikTok, për këtë arsye nuk e ndalon atë dhe vetëm ka lëshuar një rekomandim për punonjësit.

Në fakt, rrjeti britanik duket të jetë organizata e parë mediatike në Mbretërinë e Bashkuar që nxjerr udhëzime të tilla dhe e dyta në botë pas transmetuesit publik danez. /albeu.com


Shtuar 20.03.2023 21:14

Tags: ,