Dy persona i dolën pritë, si ndodhi vrasja e biznesmenit në Laç, makina “shoshë” nga plumbat (VIDEO)

Rakip Roli, i njohur dhe me ermin “Pilot” është biznesmeni që u vra paraditen e kësaj të premteje në Laç.

Burime bëjnë me dije se Rroli u qëllua me breshëri plumbash nga dy persona të cilët i dolën pritë në këmbë.

Rroli ndodhej në fuoristradën e tij në momentin kur u qëllua për vdekje.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve. Mësohet gjithashtu se në Laç kanë zbarkuar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Kush është Rakip Roli?

Viktima njihej si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit. Emri i tij nuk ishte i panjohur për policinë, pasi edhe në të kaluarën është skeduar për konflikte.

Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari në fshatin Gjorm, ku së bashku me Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale./albeu.com


Shtuar 10.12.2021 09:41