A pamundur të “ngrejë kokë”, Barcelona humbet edhe dy titullarë

Sikur të mos mjaftonte eliminimi nga Champions League apo edhe humbja në kampionat ndaj Betis, për Xavi Hernandez dhe Barcelonën nuk kanë fund telashet. Blaugranat kanë humbur edhe dy elementë shumë të rëndësishëm për sfidën e radhës në kampionat atë të kësaj fundjave ndaj Osasunas në Pamplona.

Sulmuesi kryesor i ekipit holandezi Memphis Depay autor i 8 golave me Barçën në La Liga u dëmtua në sfidën e Champions ndaj Bayernit në Allianz Arena ashtu si edhe mbrojtësi anësor Jordi Alba. Të dy humbasin kështu sfidën ndaj Osasunas ndërkohë që koha e rikuperimit nuk është mësuar ende.


Shtuar 10.12.2021 09:50