Dy orë e gjysmë në polici, Artan Hoxha për audion e 21 janarit: E dija që politika do ta shfrytëzonte

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se është marrë në pyetje për 2 or e 30 minuta në Policinë e Tiranës, pasi publikoi audion ku garda jep dhe merr urdhra për të vrarë protestues në 21 janar.

Ai sqaroi në emisionin “Now” se nuk bëhet fjalë për një procedim të ri, pasi çështja e vjetër e 21 janarit nuk është pushuar pasi vrasja e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës janë edhe sot pa autorë.

“Videoja e 21 janarit që unë kam publikuar nuk ishte provë, por indicie që çoi Prokurorinë tek prova, që ishte predha e Agim Llupos në trupin e Ziver Veizit. Në rastin konkret, i urdhrave audio nuk është provë, është indicie për të shkuar te prova. Se e kemi gjetur pas 12 vjetësh, nuk është se kisha në xhep dhe s’e nxora. Unë e dija që politika do ta shfrytëzonte, por që sot kujtohet edhe qeveria të bëjë kallëzim, unë s’kam lidhje me këtë kallëzim, jam marrë vetëm me familjarët e Aleks Nikës që kanë të drejtë të dinë kush e vrau djalin e tyre”, tha Hoxha. /albeu.com


Shtuar 23.01.2023 21:52