PS dhe PL janë regjistruar sot në mbledhjen e KQZ për zgjedhjet e 14 majit. Në mbledhje u shqyrtua edhe regjistrimi i Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Celibashi njoftoi dy kërkesat e dorëzuara pranë KQZ, një nga Sali Berisha dhe një nga Lulzim Basha, përmes përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa.
Pas shqyrtimit të kërkesave KQZ u shpreh se të drejtën e regjistrimit e ka Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën.
Celibashi: Në perceptimin tim mund ta pranoj se Berisha është kryetar i PD-së, por kjo nuk ndryshon asgjë në lidhje me ligjin. Unë duhet të marr në referim një document zyrtar. Jemi të detyruar të zbatojmë dhe të marrim në konsideratë atë çka është e pasqyruar në një document zyrtar. Për të përfunduar të drejtën e ka zoti Lulzim Basha, ai figurin kryetar i PD-së në pikëpamje të ligjit.
Por Celibashi bëri me dije se kërkesa e PD-së me kryetar Lulzim Bashën e cila është depozituar përmes përfaqësuesit ligjor Indrit Sefa nuk është e plotë.
Celibashi: Sipas dokumentit që keni paraqitur, kjo qartësi nuk është e plotë. Që të jetë e plotë do të thotë që nuk ka vend për një mundësi të dytë të atij veprimi që autorizohet. Unë vlerësoj që dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesi i kryetarit të PD0së, zoti Lulzim Basha ku kërkohet regjistrimi i PD-së si subjekt zgjedhjor nuk është i plotë, ndaj do t’iu jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara.
Ai i dha PD-së 48 orë kohë për të plotësuar kërkesën e depozituar./Albeu.com/