Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e pazarit në Korçë, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë, S. Sh. dhe M. Xh., policia ka nisur menjëherë shoqërimin e të dyshuarve.
Sipas policisë, tre persona janë shoqëruar në komisariat nga të dyja palët e përfshira në përplasjen fizike, shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.
Konflikti, që dyshohet të ketë nisur për motive banale, degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta, duke lënë tre të lënduar, një prej tyre me plagë në bark.
Policia po vijon hetimet për identifikimin e plotë të personave të përfshirë dhe rolin e secilit në ngjarje, ndërsa priten zbardhje të mëtejshme në orët në vijim.
Gjendja shëndetësore e të plagosurve është nën monitorim në spitalin e Korçës.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.