Dy aksidente të rënda në Kosovë, makina bie nga ura, “Range Rover-i” përfundon brenda furrës së bukës (PAMJE)

Dy aksidente të rënda janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Mediet kosovare bëjnë me dije se një makinë ka rënë nga ura  e Lakrishtës në orët e para të mëngjesit, kurse një automjet tjetër ka përfunduar në një furrë buke tek rrethi i Çagllavicës.

Range Roveri ka humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe duke përfunduar në furrë.

Përveç dëmeve materiale, nuk dihet ende bilanci i gjendjes së shoferit dhe personave të tjerë që mund të kenë qenë aty.

Ndërsa rreth orës 03:00 të mëngjesit një makinë me targa gjermane ka rënë nga ura.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha policia.

Policia thotë më tej se ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Albeu.com


Shtuar 14.08.2023 10:13