Durrësi “mban peng” votat, sa të tilla janë numëruar deri më tani

Vijon numërimi i votave në 10 qarqe të vendit, teksa Kukësi dhe Dibra kanë shpallur fitoren e Partisë Demokratike.

Qarku i Durrësit është qarku më me vonesa përsa i përket numërimit të fletëvotimeve, i cili nisi me 10 orë vonesë dhe deri më tani (01:01) numëron 264 qendra votimi ku ka përfunduar procesi nga 481 në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, rezulton fituese PS me 41175 vota, PD me 32693 vota dhe LSI me 5004 vota.


Shtuar 27.04.2021 01:21