“Duhet të përgatitemi”, paralajmëron Berisha: Nesër do të kemi një betejë parlamentare shumë të fuqishme

Kreu i PD-së Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë u ka kërkuar deputetëve të përgatiten që nesër në Kuvend të mbrojnë interesin e qytetarëve, pasi do të jetë një betejë parlamentare shumë e fuqishme.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/598654432018224

“Me portin janë vërsulur, Rama Balluku dhe Vengu, me vendimin për ta falimentuar menjëherë. Porti i Durrësit është shndërruar në një kredi dhënës. I jep 5 milionë euro Portit të Vlorë, 5 milionë euro AlbControl. Duan ta falimentojnë me çdo kusht. Blihen makineri të reja dhe nuk përdoren. Sot porti ka një kapacitet përpunimi 8 milionë ton në vit. Gjer tani ai ka arritur në shifrën 4.8 milionë ton. Tani, çfarë ndodh? Anijet do të devijohen në Igumericë, në Selanik dhe në Tivar. Të gjithë këtë devijim nuk e paguan njeri që udhëton me charter dhe fle të dhoma luksoze, e paguajnë qytetarët e shkretë. A mund të veprojë një njeri në këtë mënyrë? Vetëm ai që është verbuar, mund të veprojë kështu Të gjitha këto çështje madhore për portin, duam t’jua komunikojmë qytetarëve. Ne do të qëndrojmë me forcën më të madhe të fjalës. Parashikohet një betejë parlamentare shumë e fuqishme. Duhet zotërinj deputetë të mbrojmë me vendosmërinë më të madhe interesat e qytetarëve për buxhetin dhe portin. Kemi dorëzuar kërkesën në GJK, por duhet komision hetimor. Ky faktikisht po i heq Shqipërisë aq që ka pasur në shekuj. Durrësi, a e dini që është fillimi i rrugës Egnatia. I gjithë fluksi i asaj rruge kalonte nga Durrësi në Kostandinopojë dhe e kundërta. Ne nuk mund të rikthehemi. Përveç kësaj është shkelja më flagrante e stabilizim asociimit. Janë tre nene që kërcënojnë Shqipërinë me bllokimin e negociatave. Nëse në Kuvend duhet të përgatitemi me të gjithë fuqitë tona, për të mbrojtur interesin publik”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 23.11.2022 14:08