“Duhet të kuptojmë qëllimin”, BE kërkon detaje të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët

Komisioni Evropian ka kërkuar informacion në lidhje me detaje te marrëveshjes që Roma dhe Tirana nënshkruan ditën e djeshme, raporton Ansa.

Sipas marrëveshjes të nënshkruar nga Rama dhe Meloni, Italia do të krijojë një qendër emigrantësh në Shqipëri, në Shëngjin.

“Ne jemi në kontakt me autoritetet italiane. Kemi kërkuar të marrim detaje të marrëveshjes së migracionit me Shqipërinë,” tha zëdhënësja ekzekutive e BE-së, Anitta Hipper.

Para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se cili është saktësisht qëllimi.”

Zëdhënësja theksoi se Komisioni ishte informuar për marrëveshjen para nënshkrimit të saj të hënën.

Ajo shtoi se “duket ndryshe” nga marrëveshja që Britania ka me Ruandën për të dërguar emigrantë në vendin afrikan./Albeu.com


Shtuar 7.11.2023 14:06