“Dua të votoj më 2025”/ U përzunë nga tubimi i Ramës, reagon Berisha: Nderim heronjve të vërtetë të emigracionit

Ditën e sotme, një grup shqiptarësh janë bërë pjesë e takimit të kryeministrit Edi Rama në Milano, në kuadër të turit me Diasporën.

Ata kanë shpalosur një banderolë, ku kërkohet vota e Diasporës në zgjedhjet 2025.

Ky grup është përplasur më shqiptarët të cilët ishin në takim, ku kanë tentuar t’i nxjerrin jashtë, e më në fund ia kanë arritur.

Përplasjen mes aktivistëve që kërkojnë votën e Diasporës për zgjedhjet e 2025 dhe të pranishme në stadiumin në Milano, e ka publikuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha shprehet se aktivistët për votën e Diasporës në zgjedhjet e vitit 2025, janë heronj të vërtetë të emigracionit dhe diasporës.

 


Shtuar 26.05.2024 15:10