Drogë dhe armë, prangosen dy të rinj në Elbasan (FOTO LAJM)

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tepelenës dhe i janë sekuestruar lëndë narkotike, armë gjahu dhe fishekë.

Në pranga kanë rënë përkatësisht shtetasit A. H., 32 vjeç dhe A. Xh., 31 vjeç, të dy banues në Dhëmblan të Tepelenës.

Droga është gjetur gjatë kontrolleve që policia ka bërë në banesën e këtyre të rinjve. Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tepelenë

Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje dhe fishekë.

Vihen në pranga 2 poseduesit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 32 vjeç dhe A. XH., 31 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje, fishekë të armës së gjahut, një bimë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e mbjellë në vazo, dhe një sasi fishekësh luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 12.12.2021 20:15