Droga importohej nga Shqipëria, goditet grupi kriminal në Selanik, dy të arrestuar

Policia greke i ka dhënë një goditje të fortë grupeve të organizuara të trafikut të lëndëve narkotike.

Siç thuhet në njoftimin e sotëm të policisë, pasditen e djeshme janë arrestuar dy të huaj, pjesëtarë të grupit, një 42-vjeçar dhe një grua 44-vjeçare, të cilët akuzohen si pjesëtarë të një organizate kriminale.

Në një kontroll të kryer nga policia në një automjet privat pasagjerësh në zonën e Stavroupolit, i cili drejtohej nga 42-vjeçari, u gjetën 34 pako kanabis me peshë totale 35 kg e 692 gram.

Gjatë kontrollit që u bë në shtëpinë e tij, por edhe në shtëpinë e 44-vjeçares, në të njëjtin zonë, u gjetën 34 pako kanabis me peshë totale 38 kg e 117 gram, një peshore elektronike precize, materiale për paketim droge, 820 euro dhe dy celularë të përdorur për transaksionet e tyre të paligjshme.

Gjithashtu, janë konfiskuar edhe dy vetura private të përdorura nga personat e arrestuarpër transportin e lëndës narkotike.

Nga hetimet e kryera rezultoi se të arrestuarit ishin anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar që importonte sasi të mëdha kanabisi nga Shqipëria dhe roli i tyre ishte marrja, transportimi, fshehja dhe trafikimi i mëtejshëm i sasive të kanabisit.

Të arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë kompetente./Albeu.com/


Shtuar 18.03.2023 22:01