Qyteti më i madh i Shteteve të Bashkuara, Neë Yorku, duket se po përgatitet për festat e fundvitit.
Dritat e Pemës së Krishtlindjes përpara Qendrës “Rockefeller” janë ndezur, ndërsa për herë të pare, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit është rikthyer edhe publiku.
Kjo është një shenjë e rikthimit të jetës në qytetin e dritave.
Kjo pemë ka qëndruar për dekada si një fener ndriçimi për qytetarët vendas dhe vizitorë të shumtë nga e gjithë bota.
Gjithashtu edhe zona të tjera të qytetit kanë nisur të zbukurohen dhe të bëhen gati për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri./albeu.com/