Reali mund t’i japë një goditje të madhe kampionatit në dy ndeshjet e radhës

Suksesi për të paktën gjysmën e këtij kampionati të Real Madridit do të përcaktohet në dy ndeshjet e ardhshme, ku ai do të përballet më dy ndjekësit kryesorë.

Të shtunën ndaj Real Sociedatit, i treti në rënditje, ku në rast fitoreje do të shkontë +10. Tetë ditë më vonë e pret Atletico, i dyti në renditje për momentin ku një sukses do ti jepte mundësinë “galaktikëve” për të vendosur baza të forta në krye.

Madridi ka “finale” përpara në kampionat që do t’i lejonin ata të hapin një hendek të madh me rivalët. Fitoret me Bilbaon dhe Sevillan e kanë vënë tashmë atë në një pozicion komod në krye. /albeu.com


Shtuar 2.12.2021 10:30