Pak pas komisioneri për zgjerim Varhelyi dha lajmi se opozita Bullgare ka marrë vendimin për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, ka ardhur reagimi i kryeministri Rama ne Twitter.
Rama shprehet se është herët për të qenë optimist pas atyre që po lëvizin në Bullgari, por kaq ka mjaftuar që ai të ndryshojë mendje për bojkotin dhe të marrë pjesën në samitin e BE-së në Bruksel.
Kryeministri Edi Rama në Twitter:
Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!
Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë./albeu.com
Just heard right now that something is moving today in Bulgaria. Too early to be optimistic and too little to change the part of the tomorrow speech where Bulgaria is criticised as a country which has kidnapped two NATO countries while there is a hot war at the Europe’s border!
— Edi Rama (@ediramaal) June 22, 2022