Drejtuesit e PS/ Reagon Paloka: Rama nxorri bandën e hajdutëve të qarqeve

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas publilkimit nga Edi Rama të listës së drejtuesve poltike të PS.

“Nuk isha kurioz se çfardo të fusë në furrë Rama, nga i njëjti brumë plehrash e bajgash i gatuan”, shkruan Paloka.

“Rama nxorri bandën e hajdutëve që i quan dhe ai “drejtues politik” të qarqeve. Në fakt nuk kisha asnjë kuriozitet se kush do ishin. Dihej që nuk do ishin ata “fituesit” e zgjedhjeve të fundit se ca i ka futur brenda e ca i ka bërë gati. Nuk isha kurioz se çfardo të fusë në furrë Rama, nga i njëjti brumë plehrash e bajgash i gatuan.

Ai që po prisja me kuriozitet ishte reagimi i atyre që çfare nuk thanë kundër drejtuesve të qarqeve të PD të caktuar nga Berisha…Po deri tani asgjë?!!!

Edhe une mund të kem ndonjë rezervë për listën tonë, po me duket krejt e pafalshme për disa demokratë që leshojne gjithë bateritë kundër vetes po nuk kanë gjetur ende asnjë fjalë për llumin e plehrat e Ramës!“, tha Paloka.


Shtuar 8.09.2024 14:38