Drejtori i policisë së Vlorës, Ermal Muçaj kalon me sukses Vettingun

Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça, ka kaluar me sukses procesin e Vettingut.

Muça u cilësua i pastër në tre shtylla: për pasurinë, kontrollin e figurës dhe mjaftueshmërinë në aftësitë e tij profesionale.

Për rrjedhojë, Vettingu konfirmon në detyrë Ermal Muçën.

Ermal Muça, mori postin e drejtimit të Policisë së Vlorës në vitin 2022. Ai zëvendësoi Gentian Berberin.


Shtuar 15.04.2024 10:42