Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj në një deklaratë nga Aeroporti i Rinasit, u shpreh se sistemi TIMS vijon të qëndrojë i fikur për shkak se po kryhen testet se në ç’fazë janë sulmet kibernetike.
Sipas tij, aktualisht janë vetëm dy sportele, një në dalje dhe një në hyrje që po punojnë me sistemin TIMS, për të testuar nëse hakerat do të vijojnë sulmin.
Maksim Et’hemaj ka theksuar se aktualisht shumica e operimeve për pasagjerët po kryhet manualisht.
“Një sulm i tillë është sabotim. Kur ti bën një veprim të qëllimshëm është sabotim. Është jashtë Shqipërisë, dhe jemi në këto kushte. Pasagjerët u njoftuan në avancë që të vijnë më shpejt. Jemi në koordinim me qendrën e fluksit në Europë. Të hënën dhe në vazhdim do punojmë deri sa të kthehemi në normalitet. 2400 pasagjerë është fluksi në kushte normale por në këto kushte është 7 herë më pak. Pra 300 pasagjerë. Bëhet gjithçka manualisht. Asgjë nuk rrezikojmë nga ky sulm përveçse vonesat. Nuk është Shqipëria e para. Të gjithë shtetet sulmohen do jetë gjithmonë një luftë. Sistemi TIMS u fik për t’u mbrojtur. Është hapur vetëm me një pozicion për të parë nëse është në sulme të tjera. Është një në ardhje dhe një në dalje në punë për tu siguruar se çfarë faze jemi. Janë shumë afër zgjidhjes po bëhen testet përfundimtare” tha Drejtori i Aviacionit Civil.