Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet efektivja e policisë në Korçë

Mëngjesin e sotëm rreth orës 4, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar një punonjëse policie të komisariatit të Korçës.

Mësohet se punonjësja e policisë me iniciale L.L, ka qenë në gjendje të dehur në timon, kur ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Pasi policia mbërriti në vendin e aksidentit për kryerjen e proçedurave, rezultoi se punonjësja e policisë (jashtë shërbimit me mjetin në pronësi të saj), ka qenë në gjendje të dehur mbi normat e lejuara.


Shtuar 13.11.2024 11:59