“Drejtësi për Klajdin …”, i mbuluar me flamurin shqiptar dhe i shoqëruar nga qindra persona përcillet për në Shqipëri trupi i të riut që u vra në Itali (VIDEO)

I mbuluar me flamurin shqiptar, i shoqëruar nga qindra persona që mbanin tullumbacë të bardhë në duar, është nxjerrë nga morgu trupi i të riut Klajdi Bitri, për tu nisur drejt Shqipërisë.

Me lot në sy dhe me duartrokitje, qindra persona, italianë dhe shqiptarë përcollën nga porti i Ankonës për në vendlindje Klajdin, aty do do të prehet i qetë dhe në paqe.

Trupi i pajetë i Klajdi Bitrit, u nxor sot nga dyert e morgut i mbuluar me flamurin shqiptar.

‘Drejtësi, drejtësi, drejtës!’ kërkojnë miqtë dhe të afërmit e të riut Klajdi Bitrit, të cilët u mblodhën në kortezh në portin e Ankonës.

I pranishëm ishte vëllai Xhuliano, i cili me Klajdin do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të bëhet varrimi në ditët në vijim.

Klajdi Bitri u vra pamëshirë nga një emigrant afrikan, ndërsa ndërhyri për të ndihmuar mikun e tij italian.


Shtuar 31.08.2023 19:16