GJKKO ka shtyrë për në 16 dhjetor, ora 13:30, seancën gjyqësore ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, në procesin ndaj tij për dosjen “Buka sha”.
Shtyrja erdhi për shkak të mungesës së avokatit Gokaj, i cili ndodhej i angazhuar në një proces tjetër gjyqësor dhe nuk mund të ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.
Arben Ahmetaj është një nga gjashtë të pandehurit në dosjen e njohur si “Buka”. Ai akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit.
Arben Ahmetaj, fillimisht në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e më pas të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, akuzohet se shkeli legjislacionin në fuqi.
Kujtojmë se ish-kryeministri Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati prej korrikut të vitit 2023, për shkak të hetimeve të SPAK, e cila lëshoi një urdhër-arresti ndaj Ahmetajt.
