Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për këqyrjen e celularëve të sekuestruar në kuadër të dosjes së Belinda Ballukut, ish-zv kryeministres së marrë të pandehur nga SPAK.
Vendimi konfirmon kështu që pajisjet e sekuestruara mund të hapen dhe të analizohen nga hetuesit, si pjesë e hetimeve që po kryen SPAK.
Të lidhura
None found
Kompania Senka shpk, e cila është një nga subjektet e kontrolluara me urdhër të SPAK në këtë dosje, kishte ankimuar vendimin e GJKKO që lejonte kqyrjen e celularëve të sekuestruar.
Gjykata e Apelit të Posaçëm e rrëzoi këtë ankim, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë.
