Kryepolici Skënder Hita takim në Drejtorinë Vendore të Korçës, në fokus lufta kundër narkotikëve dhe krimi, zbardhen porositë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim në Korçë, në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku mblodhi drejtuesit e kësaj drejtorie, shefat e komisariateve, shefat e sektorëve.

Takimi zgjati rreth një orë, ku u diskutuan një sërë problematikash dhe u dhanë direktivat nga Hita.

Të lidhura

None found

Burime brenda mbledhjes, bënë të ditur se porositë e kryepolicit lidhen me goditjen e rasteve të kultivimit e shpërndarjes të lëndëve narkotike, po ashtu edhe me evidentimin e personave që janë të përfshirë në grupe kriminale.

Një tjetër porosi lidhet edhe me armëmbajtjen pa leje, si edhe me kontrollet që duhet të jenë të shtuara sidomos në institucionet arsimore dhe më gjerë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve.


Shtuar 30.04.2026 10:22