Dortmund pret ofertën e Man City për Haaland

Borussia Dortmund është në pritje të ofertës së Manchester City për Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez thuhet se ka arritur një marrëveshje personale me klubin anglez, por tani duhet që City të zyrtarizojë ofertën për të paguar klauzolën e lirimit prej 75 milionë euro.

Një klauzolë që sipas zërave të fundit nga jashtë do të skadojë në fund të muajit.

“Ne nuk kemi marrë ende një ofertë zyrtare,” tha menaxheri i klubit gjerman, Sebastian Kehl për “Sky Sport Deutschland”.

“Ka një klauzolë dhe ka një afat, ne duam që çështja të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.04.2022 17:10