Dorëzohen çelësat e banesave të rindërtuara në Vaqarr, Rama: Ndryshon jeta e 33 mijë familjeve të prekura nga tërmeti

Ditën e sotme është dorëzuar blloku i parë i rezidencial, familjeve që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit në Vaqarr, Tiranë.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo përpjekje do të ndryshojë jetën e 33 mijë familjeve që janë prekur nga tërmeti i rëndë i dy viteve më parë.

“Këtë fazë tjetër të procesit të rindërtimit që është faza e dorëzimit ta fillojmë në Vaqarr të ndërtuar me dashuri, cilësi dhe dashuri të madhe. Ky bllok ka pranë shkollën 9 vjeçare, gjimnazin, qendrën shëndetësore dhe të gjitha shërbimet e tjera administrative. Sot familjarët kthehen në shtëpi shumë më të mira se sa i kishin. Më vjen mirë që gjithë kjo përpjekje po ndryshon cilësisht jetën e 33 mijë familjeve. Janë 33 mijë familje në të gjithë hapësirën ku ka goditur tërmeti 2 vite më parë. Falë kësaj përpjekje të madha ata janë sot ose në kushte shumë më të mira . Nëse shohim sot listën a atyre që kanë hyrë në shtëpi, janë mijëra e mijëra që banojnë në shtëpi individuale të rindërtuara, janë mbi 500 familje në Tiranë. Jemi në fazën që fillojmë me blloqet. Së shpejti do të hyjnë në shtëpi ata që janë në pritje në Ndroq, Zall Hell, 5 Maji kjo e fundit e cila do të jetë lagja më shembullore e Tiranës pasi gjithçka po rindërtohet nga e para. Në Fushë Krujë, në Thumanë, Laç ku është ndërtuar një lagje e madhe dhe Laçi po bëhet një qytet nga fillimi. Në Lezhë, në Kavajë apo deri në Mirditë ku ka lagje që janë drejt përfundimit”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 20.11.2021 17:21