Partia Socialiste ka reaguar për dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e djeshme.
Për mediat ka folur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialistë, Damian Gjiknuri, i cili u shpreh se ky është një akt i vonuar i një humbësi.
Gjithashtu ai shtoi se ky mund të jetë fillimi i një fundit, por mund të jetë edhe fillimi i shkërrmoqjes.
Gjiknuri nga Elbasani:
“Akti i parë i një humbësi. Duhet ta kishte bërë me kohë. Ne nuk e kemi vëmendjen cfarë ndodh në PD. PD ka hyrë në një cikël të vështirë. Për disa akti i dorëheqjes duket si fillimi i fundit të këtij procesi. Mund të jetë dhe fillimi i fundit të shkërrmoqjes. Por këtë do ta shohim në vijim. Ne jemi duke i ndjekur zhvillimet në PD por vemendje kanë qytetarët”, tha Gjiknuri. /albeu.com