Këtë të mërkurë, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, demokrati Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me fitoren e Donald Trump.
Sipas tij, ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave, ku e pamundura u bë e mundur.
Demokrati Belind Këlliçi, deklaron se: “Ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave.
Donald Trump, sot shkroi historinë e politikës botërore me rikthimin e tij kundër të gjitha parashikimeve!
Fitorja e Presidentit Donald Trump dhe kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, është një lajm i mirë për qytetarët amerikanë, për botën perëndimore, për ne shqiptarët dhe për të gjithë globin!
Dita e sotme është po ashtu një triumf i qytetarit amerikan që shfaqet tek liria e tij për të vendosur vetë, tek fuqia e tij për ta bërë ndryshimin, pavarësisht çfarë thotë propaganda, e çfarë kërkojnë elitat dhe establishmenti.
Qoftë kjo ditë dhe kjo fitore e Presidentit Trump, një ogur dhe shembull konkret për rikthimin e fuqishëm të PD aty ku i takon, në krye të punëve të vendit”, shkruan ai.