Duket se me ardhjen në pushtet të talebanëve, gratë dhe vajzat në Afganistan po I humbasin pak nga pak të gjitha të drejtat.
Së fundmi, luftëtarët talebanë goditën gratë dhe vajzat që kishin dalë për të protestuar.
Ky ishte një tubim i rrallë në kryeqytetin afgan, disa ditë përpara përvjetorit të parë të kthimit në pushtet të islamistëve të linjës së ashpër.
Që nga marrja e pushtetit më 15 gusht të vitit të kaluar, talebanët kanë zhdukur përfitimet të arritura nga gratë gjatë dy dekadave.
Rreth 40 gra – duke brohoritur “Bukë, punë dhe liri” – marshuan para ndërtesës së ministrisë së arsimit në Kabul, përpara se luftëtarët t’i shpërndanin duke qëlluar me armë në ajër.
Disa gazetarë që mbulonin protestën – u goditën po ashtu nga luftëtarët talebanë.
Pas marrjes së pushtetit, talebanët premtuan një version më të butë të sundimit të ashpër islamik. Realiteti tregon të kundërtën. Dhjetëra mijëra vajza nuk lejohet të shkojnë në shkollat e mesme, grave u është ndaluar të udhëtojnë vetëm në udhëtime të gjata.
Kujtojmë se në muajin maj, udhëheqësi suprem i vendit i urdhëroi gratë që të mbuloheshin plotësisht në publik, duke përfshirë edhe fytyrën.